Në Serbi vijojnë protestat kundër planit të BE-së: “Nuk e dorëzojmë Kosovën” NULL NULL 09.03.2023 00:38 09.03.2023 00:38 Me thirrjet “tradhti”, apo “serbët dhe rusët, vëllezër përgjithmonë”, qindra nacionalistë protestuan në Beograd kundër propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Protesta, e cila u thirr në rrjetin rus, “Telegram”, nga organizata e ekstremit të djathtë, “Partia Popullore”, u zhvillua jashtë fakultetit të filozofisë, shkruan a2news.com, transmeton klankosova.tv. Folësit në manifestim e prezantuan veten si studentë të fakulteteve të ndryshme të Beogradit. Protestuesit thanë se propozimi evropian nënkupton “fundin për Serbinë” dhe kërkuan ndaljen e menjëhershme të diskutimeve për të. Ata u zotuan se nuk do të heqin dorë nga Kosova dhe përdorën shprehje ofenduese ndaj Vuçiqit e shqiptarëve në Kosovë. Manifestuesit marshuan më vonë edhe në rrugët e Beogradit dhe u ndalën para ndërtesës së Radio televizionit të Serbisë. Edhe në këtë protestë u panë flamujt rusë dhe shkronja “Z”, që është simbol i agresionit rus në Ukrainë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025