Në takimin Rama-Scholz, caktohet 16 tetori si datë kur mbahet samiti i Berlinit në Tiranë (VIDEO) NULL NULL 07.03.2023 13:01 07.03.2023 13:01 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur sot në takim nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz. Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë për media, ku Scholz ka bërë të dityr se 16 tetori është caktuar si datë kur do të mbahet samiti i Berlinit në Tiranë, njofton Klan Kosova. “Ballkani Perëndimor dhe integrimi i tij në Bashkimin Evropian është shumë i rëndësishëm për mua. Kjo është një nga detyrat e saj shumë të mëdha që duhet ta përmbushë Evropa tani sepse Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe pjesë e familjes evropiane”. “Prandaj gëzohem që ju ratë dakord të ftoni në Shqipëri samitin e ardhshëm të Berlinit. Përgatitjet tani kanë përparuar dhe më 16 tetor samiti do të zhvillohet. Ky samit për herë të parë do të zhvillohet në kryeqytetin e një shteti të Ballkanit Perëndimor”. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv