Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

New Yorku është gati për vitin e ri (Video)

NULL NULL
18.12.2015 12:11

Numrat gjigantë janë transportuar në qendër të sheshit të New York-ut të marten, duke shënuar 16 ditëshin deri në 31 dhjetor.

Numrat janë ndiçuar dhe do të jenë  në dispozicion për kalimtarët, të cilët dëshirojnë të bëjnë fotografi me to, por vetëm për një kohë të shkurtë, sqaroi Jeffrey Strauss, Kryetari i Countdown Entertainment, i cili ndihmon për ngritjen e numrave, që do të jenë pjesë e topit zyrtar, kur ai të bie në prag të vitit të ri.

“Emocionuese është që 16-shi është këtu në Times Square për t’u përshëndetur me publikun. Ne i ftojmë të gjithë të interesuarit që të vijnë për t’i bërë fotografitë sot, meqë nesër ekipi nga Landmark do t’i dërgojë ato sërish në maje të 1 Times Square, ku do të bëhen gati për ditën e madhe, 31 dhjetor, për ta përshëndetur vitin e ri me ndriçim”.

Strauss shtoi se moti i mirë këtë vit është surprizues dhe mund të sjellë më shumë njerëz se zakonisht në rënien vjetore të topit.

Kjo ngjarje zë vend në Times Square, e cila tërheqë njerëz nga e mbarë bota, të cilët fillojnë të rreshtohen qysh herët në mëngjes për të siguruar një vend të mirë, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme