Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U tall me qenin e familjes Mbretërore dënohet 37 vjet burgim

NULL NULL
17.12.2015 16:48

Tajlandezit Thanakorn Siripaiboon do t’i kushtojë deri në 37 vjet burg tallja ndaj qenit mbretëror. Në Tajlandë, ofendimi i një pjesëtari të Familjes Mbretërore përbën shkelje dhe qeni konsiderohet pikërisht i tillë nga familja mbretërore.

Siripaiboon, punëtor i një fabrike, akuzohet se ka postuar në internet komente “sarkastike” mbi kafshën që monarku Bhumibol Adulyadej e kishte shpëtuar nga rruga.

Avokati mbrojtës i të akuzuarit deklaroi se kufijtë e veprimeve që konsiderohen si ofendime ndaj sovranit janë shtuar në mënyrë drastike vitet e fundit.

Mjafton të përmendësh që në vitin 2014 një dijetar u akuzua se ishte tallur me një mbret që kishte 400 vjet që kishte vdekur,I cili më pas u dënua me 10 vite burg./ Shqiptarja.com

 

lajme të ngjashme