Sejdiu për planin evropian: Kosova përfiton një Asociacion përtej Zajednicës (VIDEO) NULL NULL 28.02.2023 21:43 28.02.2023 21:43 Në këtë edicion të emisionit Rubikon në Klan Kosova u diskutua rreth planit evropian që u diskutua të hënën në Bruksel, në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Analisti politik Dardan Sejdiu, tha se Kosova me këtë marrëveshje përfiton një Asociacion që shkon përtej Zajednicës. “Republika e Kosovës çka përfiton nëse themi se ka marrëveshje? Përfiton një Asociacion që shkon përtej Zajednicës. Nëse kundërshtimi ka qenë në të kaluarën se kemi komuna të lidhura dhe se krijon situata jashtëzakonisht problematike me idenë se mund të rrëshqas në Republika Serbe”. “Në bazë të asaj se çka po shohim këtu, po flasim për një autonomi pak m, po flasim për një autonomi pak më serioze se “zajdenica”, e cila domosdoshmërisht do të jetë në levë për Serbinë, përderisa ajo nuk ta njeh sovranitetin dhe shtetësinë tënde”, tha Sejdiu në Rubikon në Klan Kosova. Më 18 mars në Maqedoninë e Veriut do të ketë edhe një takim në mes të Kurtit dhe Vuçiqit, ku do të diskutohet edhe aneksi i planit evropian, apo udhërrëfyesi i zbatimit të kësaj marrëveshje./ Klankosova.tv Opinionisti Dardan Sejdiu, ndër të tjera tha se kryeministri Kurti do të mundohet që në ditët e mbetura të riorganizojë këtë aneks. “Kurti do të mundohet që brenda dy javësh ta riorganizoj aneksin e marrëveshjes”, tha ai në Rubikon në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 1 orë më parë