Midis artistësh e midis luftëtarësh NULL NULL 20.02.2023 21:09 20.02.2023 21:09 Haqif Mulliqi, dramaturg. Haqif Mulliqi, reporter lufte. Midis artistësh e midis luftëtarësh. Mulliqi për Klan Kosovën ka dhënë një rrëfim të veçantë për jetën artistike të dekadës së bujshme historike të Kosovës – të viteve 90-ta që kulmuan me luftën në Kosovë dhe eventualisht lirinë e vendit. Mulliqi në këtë intervistë flet për aktivitetet e artistëve shqiptarë të Kosovës në një periudhë të rrezikshme censure e përndjekjeje, si dhe për përvojën e tij si reporter lufte që kishte filluar pikërisht në 5 marsin e famshëm të 1998-ës. Prania e tij në luftë përkrah luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një dramë që Mulliqi po e shihte të shkruhej vetë. Përjetimet e tij si reporter ishin një dramë plot lavd, plot dhimbje, plot vuajtje e plot humbje por që kulmoi me triumfin e një populli për liri. Në vegëzën më poshtë mund ta dëgjoni rrëfimin e Mulliqit për luftën por kësaj radhe kryesisht nga prizmi i tij prej dramaturgu.