Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ëmbëlsirat më të mira të vendeve të botës (FOTO)

NULL NULL
15.12.2015 18:00

Duket se nuk ka njeri në botë që nuk i pëlqen ëmbëlsirat. Sidomos gjatë ditëve të festave, ato janë ushqimi i preferuar nga të gjithë e madje hahen më shumë me arsyetimin se “është festë”.

Business Insider sjellë ëmbëlsirat nga 11 vende të ndryshme të botës. Këto janë ëmbëlsirat tradicionale që në këto vende përgatiten për festat e fundvitit.

Australi: Shumë australianë përgatisin pallova një desert me fruta mali. Kjo serohet natën e krishtlindjeve në vend të tortës. 

1

Austri: Vanillekipferl, është ëmbëlsira tradicionale e austriakëve për festat e fundvitit. Ato përgatiten me vanilje dhe lajthia.

2

Belgjikë: Speculaas janë biskota të forta në të cilat vizatohen motive të ndryshme që karakterizojnë dimrin dhe festat e fundit të vitit.

3

Brazil: Rabanada është versioni brazilian i tostit francez që serohet gjatë kohës së krishtlindjeve.

4

Kanada: Chicken Bones quhet ëmbëlsira kanadeze e fundvitit. Ato janë biskota të vogla të mbushura me kanellë dhe me çokollatë.

5

Kolumbia: Arroz Con Leche është ëmbëlsira e kolumbianëve që serohet për krishtlindje. Në përbërje ka oriz dhe qumësht e puding, Secila familje kolumbiane e ka recentin e vet, mirëpo zakonisht bëhet nga qumështi, erëzat dhe orizi.

6

Kroaci: Fritulet janë ëmbëlsirat e kroatëve që shërbehen për vitin e ri e krishtlindjet në atë vend. Ato përbëhen nga arrat, rumi dhe sheqeri pluhur.

7

Anglia: Pudingu Figgy është ëmbëlsira klasike e britanikëve për festat e fundit të vitit. Kjo ëmbëlsirë përbëhet nga fruta të thata dhe shumë alkool. Aq shumë alkool ka sa ju mund t’i vendosni edhe flakën e ajo digjet.

8

Francë: Calissons janë ëmbëlsira të lëmuara që kanë shije almondi. Janë tradicionale për festat e fundvitit te francezët.

9

Greqi: Melomakaronat janë ëmbëlsirat pa të cilat nuk shtrohet një darkë krishtlindjet te grekët. Këto ëmbëlsira bëhen me përbërës që janë pjesë e kuzhinës mesdhetare si vaji i ullirit, arrat, mjalti.

10

Gjermani: Lebkuchen janë torta të vogla e të buta që bëhen me mjaltë.

11

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.