Erdogan shpall gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provinca ku ndodhi tërmeti NULL NULL 07.02.2023 14:03 07.02.2023 14:03 ANKARA, TURKIYE - FEBRUARY 07: Turkish President Recep Tayyip Erdogan speaks to press after 7.7 and 7.6 magnitude earthquakes hit southern provinces of Turkiye, on February 07, 2023 in Ankara, Turkiye. (Photo by Mustafa Kamaci/Anadolu Agency via Getty Images) Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në 10 provinca, pas tërmetit të fuqishëm që la të vdekur mbi 5 mijë të vdekur në të gjithë Turqinë dhe Sirinë. Ai tha se Turqia po i shpalli 10 provincat ku ndodhi tërmeti si zona fatkeqësish, teksa shtoi se shpejt do të përfundojnë proceset presidenciale dhe parlamentare. “Ne kemi vendosur të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në autoritetin që na jep neni 119 i kushtetutës për të garantuar që aktivitetet e kërkim-shpëtimit dhe të mëvonshme studimet mund të kryhen shpejt”, tha Erdogan gjatë një fjalimi televiziv të martën, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se të hënën, Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet me magnitudë 7.8 shkallë të Rihterit, ku si pasojë vdiqën mbi 5 mijë njerëz e lënduan mbi 21 mijë të lënduar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.