Priping merr pjesë në turneun e pingpongut Corona Cup në Londër NULL NULL 20.01.2023 09:15 20.01.2023 09:15 Klubi i pingpongut Priping me lojtarët senior sot do të udhëtojnë në Londër, ku do të marrin pjesë në turneun ndërkombëtarë Corona Cup, organziuar nga qendra e Pingpongut eBaTT. Turneu i Pingpongut Corona Cup 4 do të mbahet me 21 janar 2023, në sallën Crest Academy, në Londër. Turneu do të zhvillohet në tri faza, e parë është faza kualifikuese ku pingpongistët do të garojnë në grupe me nga pesë lojtarë, pastaj faza grupore me nga katër lojtarë dhe faza e tretë është në sistemin eliminues. Udhëheqësi i klubit Kastriot Orana para nisjes për Londër u shpreh se pjesëmarrja në turne ndërkombëtare do të ndikojë në rritjen e cilësisë së lojtarëve tanë, dhe se ky turne ka mbi 100 garues nga shtete të ndryshme, ku konkurrenca pritet të jetë shume e fortë. “Sot (e premte) po udhëtojmë në Angli, ku do të marrim pjesë në turneun ndërkombëtarë të pingpongut Corona Cup, një turne me konkurrencë shumë të madhe, ku marrin pjesë lojtare nga disa shtete. Priping do të garoj me 5 lojtarë. Pjesëmarrja në këto turne do të ndikoj në ngritjen e cilësisë së lojtarëve tane” u shpreh Orana. Lojtarët pjesëmarrës janë Yll Dragidella, Elvedin Collakoviq, En Gashi, Kastriot Orana dhe lojtari anglez i cili luan për PRiPING Chris Doran. Vlen theksohet se në turneun e dytë Corona Cup, lojtari Chris Doran është shpallur nënkampion i turnamentit. klankosova.tv