Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Liston arsyet pse e dashuron gruan që vuan nga depresioni

NULL NULL
11.12.2015 15:00

Tim Murphy, është një inxhinier nga Los Anxhelos që së fundmi e ka suprizuar gruan e tij Molly me një shënim shumë të bukur.

Molly, ka një kohë që vuan nga depresioni dhetani është kthyer nga një udhëtim në San Françisko dhe po ndihej shumë e mërzitur, transmeton Klan Kosova.

Kur shkoi në dhomën e gjumit ajo vuri re se Tim kishte shkruar në pasqyrë 15 arsyet pse e dashuron atë.

Lista titullohej kështu: “Arsyet pse e dua gruan time”.

Në listë shkruhej:

  1. Ajo është shoqja ime më e mirë
  2. Ajo nuk heq dorë kurrë nga vetja ose unë
  3. Ajo më jep kohë sa të dua për projektet e mija
  4. Ajo çdo ditë më bënë të qesh
  5. Ajo është e mrekullueshme
  6. Ajo është personi më i mirë që kam takuar
  7. Ajo e pranon çmendurinë time
  8. Ajo ka një zë të mrekullueshëm
  9. Ajo vjen në klube striptizmi me mua
  10. Ajo ka përjetuar eksperienca tragjike në jetë, por prapë vazhdon të mbetet personi më optimist që njoh
  11. Ajo më ka mbështetur pafund më zgjedhjet e mija karrieriste dhe më ka përkrahur në secilën prej tyre
  12. Pa e kuptuar, ajo më bën që të dua më shumë për të se sa për cilindo njeri tjetër
  13. Ajo ka bërë një punë të mrekullueshme në rrugën e karrierës
  14. Kafshët e vogla e bëjnë të qajnë
  15. Ajo gërhin kur qesh

 

husband-writes-reasons-love-wife-depressed-molly-murphy-tim-3

 

 

lajme të ngjashme