Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vijon puna për hartimin e projektligjit për Fondin Sovran

NULL NULL
07.01.2023 15:15

Në qershorin e vitit 2022 është miratuar në qeveri drafti i koncept-dokumentit për themelimin e Fondit Sovran të Kosovës.

Prej atëherë puna për përgatitjen e projektligjit është duke vazhduar.

Edison Jakurti, anëtar i bordit për përgatitjen e koncept-dokumentit, ka thënë se puna e tyre ka përfunduar dhe tani puna është në duart e grupit tjetër punues.

“Është në proces, është duke u punuar në projektligjin për Fondin Sovran. Ata i dinë hapat dhe dinamikën. Ka një grup punues që po merret me draftimin e projektligjit”, është shprehur Jakurti në emisionin Portofol në Klan Kosova FM.

“Ideja e Fondit Sovran në terma bazik është të themelohet një korporatë e cila do t’i ketë në portofolin e saj disa nga ndërmarrjet publike me karakter komercial. Fondi do të jetë 100 përqind në pronësi të shtetit, që do ta bëjë menaxhimin e investimeve”.

Ai ka treguar se derisa kanë përpiluar draftin kanë marrë për model 120 fonde që ekzistojnë nëpër botë.

Si prej më të përshtatshmëve për sistemin e Kosovës, ai ka përmendur atë të Singaporit, të Sllovenisë dhe Irlandës.

lajme të ngjashme