Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Festivali “Sweet December” me fluks të madh të publikut

NULL NULL
26.12.2022 17:03

Festivali “Sweet December” u mbajt në qytetin e Ulqinit, duke mbledhur një numër të madh pjesëmarrësish.

Ky event është organizuar nga Komuna e Ulqinit dhe Organizata Turistike e Ulqinit.

Organizatori Qazim Hoxha ka thënë për Klankosova.tv se një festival i tillë organizohet për herë të parë në Ulqin.

Ai ka shtuar se është i habitur që kanë një fluks të madh të personave që kanë marrë pjesë në koncertet e “Sweet December”.

“Të shtunën, Alban Skenderaj ka performuar në Ulqin, ku erdhën shumë njerëz. Kjo kishte sukses më shumë seç e kemi pritur”, ka thënë Hoxha për Klankosova.tv.

Në “Sweet December” sonte do të performojnë Klajdi Haruni, Bruno dhe Miri, ndërsa nesër, me 27 dhjetor, do të këndojë Ledri Vula.

Festivali ka filluar nga 15 dhjetori dhe do të zgjasë deri më 10 janar të vitit 2023.

Ky festival ka muzikë tradicionale, hip-hop, jazz, elektronike, si dhe rryma të tjera.

lajme të ngjashme