Kaqusha Jashari: Serbët e kanë konsideruar Kosovën të tyren, s’mund të pajtohen që e kanë humbur (VIDEO) NULL NULL nga Arjeta Sinani 19.12.2022 20:32 nga Arjeta Sinani 19.12.2022 20:32 Policë, gjyqtarë e prokurorë serbë, dhanë dorëheqje nga shumica e pozitave institucionale. Kjo me arsyetimin se qeveria e Kosovës po ua shkelë të drejtat si pakicë. Por, kjo sjellje e serbëve, është skenar i kamotshëm i tyre. Kështu e mban mend, Kaqusha Jashari, një ish-udhëheqëse politike e Kosovës, gjatë viteve të 80-ta të shekullit të kaluar. “Kjo çka po ndodh sot është një veprim i strategjisë së bllokimit, unë vet në atë kohë kur kam qenë kryetare e partisë kom pas vet bllokime njësoj, refuzimi i mbajtjes së mbledhjeve, dorëheqje”. Veprime të tilla të serbëve lokal sipas Jashari ekzistojnë qysh nga koha e Milloshoviqit, dhe jo me kot. “Kosovën gjithmonë e kanë konsideruar të tyre edhe nuk munden fare të pajtohen që e kanë humbur”, ka thënë Jashari. Ndërkohë, është e bindur se njohja nga Serbia do të vonoj edhe gjatë.