Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nderohet familja Muja për kontribut kombëtar (VIDEO)

NULL NULL
nga Mërgime Taraku 17.12.2022 20:33

Në lagjen “Aktash” të Prishtinës të shtunën u bë përurimi i një pllake përkujtimore në vendbanimin e Haradin dhe Zade Mujës.

Në vendin ku tani ekziston vetëm trualli, në kohën e luftës ishte shtëpia ku u pritën në çfarëdo ore luftëtarë e veprimtar. Por aty u mbajtën edhe takime të rëndësishme të Lëvizjes Popullore të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

Sukseset e Lëvizjes ishin të pashmangshme ashtu siç ka ndodhur deri tek formimi i UÇK-së dhe më pas çlirimi i vendit.

Njëri nga familjarët, Shaban Muja, pati fatin që ti njihte nga afër edhe disa prej atyre që humbën jetën për liri si Fadil Vatën, Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun.

Pllaka përkujtimore do të shërbejë si dëshmi e trashëgimisë kulturore, simbol i qëndresës, sakrificës e patriotizmit.

 

 

 

lajme të ngjashme