Kurti: Për 9 vjet Kosova bëhet BE (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 15.12.2022 20:28 nga Drin Demiri 15.12.2022 20:28 Buzëqeshja s’iu hoq nga fytyra gjatë momentit që e cilësoi historik për popullin e shtetit të tij. Në duar, kryeministri Albin Kurti, pati aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që në Pragë ia dorëzoi presidencës çeke të Unionit. Për fundin e procesit që po nisë për Kosovën, ky dha një afat. “Që nga Finlanda e Suedia që është dashur tri vjet, deri te Malta e Qipro që i është dashur 14 vjet. Një mesatare prej nëntë vjetësh është reale për Republikën e Kosovës”, tha Kurti. Pengesë në këtë rrugë, ai nuk sheh pesëshen e BE-së, që se njohin shtetin që u bë më 17 shkurt 2008. Nëse në përkrahjen e tyre jo, Kosova mund të llogaritë në atë të nikoqirit.