Si ndodhi indicenti në zyrat e KQZ-së në veri? (VIDEO) NULL NULL nga Arjeta Sinani 06.12.2022 20:44 nga Arjeta Sinani 06.12.2022 20:44 Planin ua prishën, e bashkë më të ua rrezikuan edhe jetën. Misioni, që të dalin në vendin e punës e të fillojnë me përgatitjet e zgjedhjeve për katër komunat veriore, iu pamundësua zyrtarëve komunalë të Mitrovicës së Veriut e Zubin Potokut. Për atë se çfarë ndodhi të martën gjatë ditës, folën në mbrëmje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. “Pasi zyrtari ynë ka hy në zyrë ka vërejtur se disa punëtor të tjerë po largohen me shpejtësi, nën sigurimin e policisë pastaj edhe larguar edhe zyrtari ynë”, ka thënë Burim Ahmetaj, kryeshef i sekretariatit të KQZ-së. Për këto dy incidente që ndodhën në komunat veriore, po fajësohet Lista Serbe. Derisa, në mbledhjen e KQZ-së u tha se që do të bëhet komunikim më i madh tash e tutje me organet e rendit, në mënyrë që të vendoset nëse zyrtarët e nevojshëm do të kenë siguri të mjaftueshme për të kryer punën.