Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mitsotakis: Prishtina dhe Beogradi të mos bëjnë hapa prapa, por të bëjnë progres

NULL NULL
06.12.2022 11:02

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku është pritur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Në fjalën e tij përpara gazetarëve, Mitsotakis shprehu mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por edhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

I pyetur nga gazetarët edhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe për dialogun mes tyre, kryeministri grek theksoi se të dyja palët nuk duhet të bëjnë hapa prapa.

“Kemi inkurajuar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës që duhet të zhvillohet në mirëbesim. E kuptojmë kompleksitetin e çështjes, por jemi të vetëdijshëm që kjo çështje të zgjidhet dhe të dyja palët nuk duhet të bëjnë hapa pas. Pa u zgjidhur kjo do jetë e vështirë të bëjmë progresin e nevojshëm”, u shpreh Mitsotakis.

lajme të ngjashme