Mustafa: Së shpejti njohje të reja NULL NULL 20.05.2015 09:19 20.05.2015 09:19 Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka theksuar se Kosova është duke punuar për njohje të reja dhe ka paralajmëruar një njohje të rëndësishme. Kryeministri Mustafa, këto deklarata i bëri gjatë një emisioni në RTK , ku kryeministri Mustafa u shpreh që njohjet nga pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën janë prioritet, “Mund të kemi tani një njohje të rëndësishme nga shtete të rëndësishme. Kemi problemin tek 5 vendet e BE-së. Jemi të fokusuar aty, në mënyrë që t’i bindim disa prej tyre që ta njohim pavarësinë e Kosovës. Po punohet edhe në rritjen numrit të njohjeve edhe nga vendet tjera”, tha Mustafa *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 6 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 9 orë më parë