Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Faton Topalli: Jam i arrestuar brenda Kuvendit

NULL NULL
08.12.2015 12:52

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se është arrestuar brenda Kuvendit të Kosovës.

Më poshtë është postimi i plotë i Topallit:

“Para gjysmë ore hyra në Kuvend për t’i kryer detyrat që më takojunë si deputet. Tani policia nuk më lë të dal nga Kuvendi. Nuk më thanë asnjë arsye pse nuk mund të dal.

Momentalisht jam i arrestuar brenda Kuvendit.

Kryemimistri Mustafa po feston një vjetorin e pushtetit të tij përmes arrestimit të deputetëve të opozitës. Po në rrugën tonë për Republikën e Kosovës nuk mund të na ndal askush”, ka shkruar Topalli në profilin e tij në Facebook.

lajme të ngjashme