Ministria e Shëndetësisë flet për mungesën e barnave në QKMF-të, për të cilat raportoi Klani para pak ditësh NULL NULL 30.11.2022 18:57 30.11.2022 18:57 Ka më shumë se pesë muaj që Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë nuk është furnizuar me infuzione NaCl 500ml dhe 250ml nga Ministria e Shëndetësisë. QKMF-ja e kryeqytetit këto mungesa kaq esenciale po i mbulon përmes një tenderi nga komuna. E në kujdesin parësorë të Gjilanit tregojnë se ka 6-7 muaj që nuk janë furnizuar me infuzione nga MSh-ja si dhe muajin e fundit as me Glukozë. Lidhur me këtë, gazetarja e Klan Kosovës, Arbëreshë Uka, ka kontaktuar Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët kanë deklaruar se produktet infuzive NaCl janë në procedurë te rivlerësimit, ndërkaq për produktet Diclofenac sodium amp 25mg/ml, Gentamicin sulphate 40mg/ml, 2ml Inj, janë nënshkruar kontratat në fjalë dhe pritet që të liferohen produktet nga përfituesit e këtyre lloteve. Në videon e mëposhtme e gjeni kronikën lidhur me këto mungesa, e transmetuar në Klan Kosova para katër ditësh.