Begaj: Nderimi që mund t’i bëjmë sakrificës së heronjve të atdheut, është duke mbajtur gjallë kujtimin e tyre NULL NULL 29.11.2022 12:38 29.11.2022 12:38 Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë që Ditën e Çlirimit i kanë nderuar dëshmorët e Shqipërisë. Përmes një statusi në Facebook, ka thënë që nderimi më i madh që mund t’i bëjmë sakrificës së heronjve të atdheut, “është duke mbajtur gjallë kujtimin e tyre”. “Në Ditën e Çlirimit, nderojmë dëshmorët e Shqipërisë, që dhanë jetën e tyre për të mbrojtur vendin nga pushtuesit nazifashistë. Përulemi me mirënjohjen më të madhe përpara kujtimit të tyre”. “Nderimi më i madh që mund t’i bëjmë sakrificës së heronjve të atdheut, është duke mbajtur gjallë kujtimin e tyre, duke i shërbyer vendit më përkushtim e përgjegjësi, e duke mos e marrë lirinë kurrë të mirëqenë. Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut”, ka shkruar ai.