Vdes artisti i njohur, B.Smyth NULL NULL 18.11.2022 08:50 18.11.2022 08:50 Këngëtari B. Smyth është ndarë nga jeta në moshën 28-vjeçare. Muzikanti vdiq vetëm tre javë pasi publikoi këngën e tij më të re “Twerkaholic, Pt.2” ndërsa ishte në njësinë e kujdesit intensiv në spital. Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit ishte Brandon Smith, fitoi popullaritet me cover-at e tij në YouTube dhe u nënshkrua me Motown Records në 2012. Kënga e tij “Twerkaholic” e vitit 2014 ishte një sukses i madh dhe ai gjithashtu pati këngë me artistë si 2 Chainz dhe Future. Smyth “u nda nga jeta këtë mëngjes pas një beteje të gjatë me fibrozën pulmonare”, njoftoi vëllai i tij në Instagram, transmeton Klankosova.tv.