Shpërthimi në Stamboll, Begaj dhe Xhaçka ngushëllojnë familjarët e viktimave NULL NULL 13.11.2022 22:21 13.11.2022 22:21 Presidenti Bajram Begaj dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka kanë ngushëlluar familjarët e viktimave nga shpërthimi në Stamboll. Xhaçka e konsideroi ngjarjen shokuese, ndërsa u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve. “Ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe popullit të saj në këtë ditë të dhimbshme”, thuhet në deklaratën e ministres. Begaj dënoi çdo akt që synon dëmtimin e njerëzve të pafajshëm. “Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe personave të plagosur nga shpërthimi vdekjeprurës”, shkroi presidenti në Twitter. Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, theksoi se shpërthimi ishte “sulm me bombë” dhe mund të jetë sulm “terrorist”.