Mbledhja e KQZ-së, diskutohet tërheqja e serbëve (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 10.11.2022 20:48 nga Flamur Gajtani 10.11.2022 20:48 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti të enjten mbledhjen e radhës të rregullt. Në nisje të saj, i pari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tregoi se në takim me Presidenten të martën, ka biseduar për çështjen e zgjedhjeve në veri në rast caktimi të tyre. Në takim u diskutua edhe për dorëheqjet e anëtarëve serbë të këtij institucioni që i shkaktuan telashe edhe sekretariatit. Më pas u bë edhe zëvendësimi i 10 deputetëve serbë që dorëzuan mandatin. Nëntë nga ta do jenë nga partia e Goran Rakiqit, e një vend do ta zë anëtari i GISPO-së, njofton Klan Kosova. Për heqjen dorë nga pozitat e asamblistëve në veri, komisioni do ta konsultojë MAPL-në. Në takim u bë edhe zëvendësimi i disa asamblistëve nga disa komuna tjera të Kosovës.