Ylli e mposht Prishtinën me përmbysje NULL NULL 06.11.2022 18:54 06.11.2022 18:54 Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës, me rezultat 86-68, në kuadër të xhiros së nëntë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Ylli çerekun e parë e nisi mirë duke triumfuar me rezultat 14-11, deri në atë të dytin shpërtheu Prishtina, duke e fituar me rezultat 29-17. Në çerekun e tretë, skuadra suharekase u rikthye duke e fituar me rezultat 26-10, derisa në çerekun e fundit, po ashtu Ylli e fitoi me rezultat 29-18. Ndeshja në fund u mbyll me rezultatin përfundimtar 86-68. Më i dalluari në humbjen e Prishtinës ishte Rrrezart Memedi me 18 pikë dhe një asistim. Derisa në fitoren e Yllit, më i miri ishte Valon Bunjaku me 21 pikë, tri kërcime dhe katër asistime. /Klankosova.tv