Juvja nuk ka hequr dorë nga Depay NULL NULL 31.10.2022 22:22 31.10.2022 22:22 Juventusi duket se ende dëshiron ta transferojë sulmuesin holandez, Memphis Depay. Ata dështuan që ta transferojnë lojtarin e Barcelonës gjatë verës dhe tani ia kanë mësyrë të provojnë sërish. Zonja e Vjetër nuk po kalon në sezonin më të mirë dhe dëshiron ta përforcojë fazën e sulmit, ku nuk i kanë punët mirë. Në anën tjetër, Depay nuk është po aq i dashur në Camp Nou sa ishte te Lyoni dhe mund të kërkojë të ndërrojë destinacion.