Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tyson Furyt i është ndaluar hyrja në ShBA

NULL NULL
31.10.2022 21:50

Bokserit Tyson Fury dhe vëllait të tij Tommyt u është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë lajm e ka konfirmuar vëllai i Furyt, Tommy, pas muajsh spekulime.

“Unë dhe Tysoni nuk mund të hyjmë në Amerikë për momentin dhe kështu qëndrojnë gjërat”, ka thënë Tommy në një podkest të MMA-së.

Ndalesa thuhet se ka të bëjë me lidhjet e familjes Fury me promotorin irlandez të boksit, Daniel Jkinahan, i cili është një bos kriminel i sanksionuar nga ShBA-ja.

lajme të ngjashme