Gjilan: Konfiskohet një sasi e arit dhe argjendit, arrestohen dy persona NULL NULL 26.10.2022 21:29 26.10.2022 21:29 Foto ilustruese Dy persona janë arrestuar gjatë një aksioni të zhvilluar nga Dogana, policia dhe Administrata Tatimore e Kosovës. Në këtë aksion është konfiskuar një sasi e arit dhe argjendit. Sipas njoftimit nga policia është inicuar rasti “tregti e ndaluar”, përcjell Klankosova.tv “Sot, më 26.10.2022 në Gjilan, policia së bashku me zyrtarë nga ATK-ja dhe Dogana e Kosovës, kanë kontrolluar disa biznese në Gjilan. Dy persona janë intervistuar dhe është iniciuar rasti ‘tregti e ndaluar’. Është konfiskuar një sasi e arit dhe argjendit nga Dogana e Kosovës e cila edhe do ta trajtojë rastin”.