Një nga të plagosurit në Podujevë po trajtohet në Ortopedi (VIDEO) NULL NULL 25.10.2022 23:35 25.10.2022 23:35 Dy persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ndodhi në Podujevë. Ata janë dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente të QKUK-së, derisa bashkë me ta erdhi edhe një person i lënduar nga ky rast. Mjeku Behxhet Sopa tha në Edicionin Special në Klan Kosova se gjendja e tyre ishte gjatë gjithë kohës stabile. Sopa tha se njëri nga ta po e vazhdon trajtimin në Klinikën e Ortopedisë për shkak të plagës në këmbën e djathtë.