Red Bull e rrëzon nga froni Mercedes-in NULL NULL nga Naim Selmani 24.10.2022 11:29 nga Naim Selmani 24.10.2022 11:29 Ekipi i Red Bull-it i ka dhënë fund dominimit 8 vjeçar të Mercedesit në Formula 1. Ata arritën të shpallen kampion në kategorinë e konstruktorëve për herë të parë pas vitit 2014. Ndërkaq në total kjo është hera e 5-të që ata dalin kampion. Për herë të fundit ata kishin dominuar me gjermanin Sebastian Vettel duke triumfuar 4 herë rresht nga 2010-ta. Me pikët e fituara nga Verstappen e Perez në Amerikë Red Bull tuboi 656 pikë 187 më shumë se ndjekësi Ferrari. Foto nga formula1.com