Pochettino mund të kthehet në Premier Ligë NULL NULL 21.10.2022 13:00 21.10.2022 13:00 Trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino, mund të rikthehet në Premier Ligë, por kësaj radhe te Aston Villa. Poch është i papunë që kur ndau rrugët me kampionin e Francës, Paris Saint-Germain, ndërkaq Villa mbrëmë shkarkoi Steven Gerrardin pas një serie rezultatesh të dobëta. Pochettino, që kishte shërbyer si trajner më herët edhe te Espanyoli, përvojën në Premier Ligë e ka nga koha kur ishte në krye të Southamptonit dhe Tottenham Hotspurit, duke arritur që këta të fundit t’i bëjë nënkampionë të Anglisë dhe Evropës në dy raste të ndryshme.