Rihanna po rikthehet në muzikë NULL NULL 20.10.2022 08:44 20.10.2022 08:44 Pop ylli, Rihanna duket se ka vendosur t’i rikthehet asaj që di të bëjë më së miri. Këngëtarja e hitit “Diamonds“ po planifikon rikthimin e saj në muzikë, teksa thuhet se ka incizuar dy këngë të reja për filmin e ardhshëm të regjisorit Ryan Coogler, “Black Panther: Wakanda Forever”, shkruan NME, transmeton Klankosova.tv. Këngët e saj të reja do të shfaqen në filmin e ardhshëm të “Marvel”-it, i cili do të publikohet më 11 nëntor, madje u tha se ajo edhe do të jetë pjesë e kastit të aktorëve të filmit, por diçka e tillë nuk është konfirmuar akoma nga drejtuesit. “Anti” ishte albumi i tetë, njëherësh i fundit nga Rihanna, i cili u lansua në vitin 2016 e që ishte ndër më të suksesshmit në të gjithë karrierën e saj si solo artiste. Kur bëhet fjalë për muzikë, Rihanna do të kryesojë shfaqjen e pjesës së parë të “Super Bowl 2023”, ndërkohë që pritet që performanca e saj të jetë ndër më të veçantat ndonjëherë. /Klankosova.tv