Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Suhareka na Bashkon” mbahet për herë të parë, jep detaje drejtoresha e festivalit (VIDEO)

NULL NULL
16.10.2022 14:09

Të dielën në emision “Familja ime” me Mirjeta Morinën, u diskutua për festivalin “Suhareka na Bashkon”, i cili nisi këtë të shtunë.

Drejtoresha e këtij festivali Shqipe Kryeziu, tha se festivali do të përmbajë këngë dhe instrumente, dhe do t’i bashkojë të gjithë personat me aftësi të kufizuara, që të kenë të drejtë të shprehin talentin e tyre.

“Festivale të tilla mbahen çdo ditë, javë, muaj, por një i tillë nuk është mbajtur asnjëherë, kjo është për herë të parë”.

Kryeziu, më tutje tregon se pse ka zgjedhur qytetin e Suharekës për nikoqire të festivalit në fjalë.

“Unë vij nga Suhareka, selinë e shoqatës e kemi në Suharekë, edhe mbështetjen e kemi nga komuna e Suharekës”.

Drejtoresha e këtij festivali theksoi se të drejtë për pjesëmarrje ka i gjithë rajoni nga kategoria e personave me aftësi të kufizuara.

lajme të ngjashme