Këmbësorja goditet për vdekje te “Kroi i Mbretit” NULL NULL 15.10.2022 18:18 15.10.2022 18:18 Një këmbësore është goditur nga një veturë për vdekje në magjistralen Prishtinë – Pejë, konkretisht tek “Kroi i Mbretit”. “Më ora 17:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Nga vendi i ngjarjes, patrulla e policisë njofton se një veturë ka goditur një këmbësore. Për rastin është njoftuar edhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenja jete”, thuhet në përgjigjen e policisë për Klankosova.tv. Ata kanë thënë tutje se janë duke u marrë me rastin.