Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Kaçanik arrestohet personi i kërkuar, dërgohet në vuajtje të dënimit

NULL NULL
11.10.2022 17:16

Në Kaçanik sot është arrestuar një person i kërkuar.

Policët e stacionit të Kaçanikut, në orën 14:25, në rrugën “Ismajl Raka” e kanë arrestuar personin me inicialet B.SH. i moshës 39 vjeçare.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje’’ me dënim burgimi prej një viti.

Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt thotë se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

lajme të ngjashme