280 këngë në garë për Francën në Eurovizion NULL NULL 02.12.2015 16:06 02.12.2015 16:06 Franca e ka fituar Eurovizionin pesë herë gjatë historisë, hera e fundit në vitin 1977. Vitin e kaluar, Franca është ndarë e zhgënjyer me përfaqësimin e saj në Eurovizion Song Contest. Bashkë me Gjermaninë, Franca ka marrë zero pikë dhe ka qëndruar në fund të tabelës finale. Megjithatë, sivjet duket se shpresat nuk janë shuar për këngëtarët nga Franca. Gjithsej 280 këngë kanë konkurruar për të fituar të drejtën e përfaqësimit shtetëror në garën muzikore Eurovizion 2016. “Do të duhen disa muaj për të arritur në listën e ngushtë dhe më pas për të përzgjedhur këngën. Duam rezultate të mira” ka thënë Nathalie André, drejtoreshëe programit argëtues France 2 . Franca edhe e financon këtë festival, prandaj ka një arsye më shumë që të arrijë suksese./kultplus