Vdes në vendin e punës një minator në Bulqizë NULL NULL 10.10.2022 21:52 10.10.2022 21:52 Një minatori ka vdekur pasi u aksidentua gjatë punës në minierë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Bulqizë. Sipas raportimit të Abcnews, bëhet fjalë për Kujtim Lilin, përcjell Klankosova.tv. 52-vjeçari raportohet se e ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, gjatë vendosjes së minave në front. Njoftimi nga policia: “Bulqizë/ informacion paraprak Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës, është aksidentuar shtetasi K.L., 52 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”