Digjet një veturë në rrugën Mitrovicë – Prishtinë NULL NULL 10.10.2022 21:38 10.10.2022 21:38 Një veturë e cila ka qenë qenë në lëvizje është kapluar nga zjarri. Nuk raportohet për të lënduar nga ky rast. Rasti ka ndodhur në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, rreth orës 20:20. Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. “Sot rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ku është djegur një veturë, e cila ishte në lëvizje. Zjarri është lokalizuar. Nuk ka persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale” – tha Borovci.