“Xanax nuk është paracetamol” – marshohet në Tiranë NULL NULL 10.10.2022 13:05 10.10.2022 13:05 Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, në Shqipëri është mbajtur një marshim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Pjesëmarrësit dhe organizatorët kanë marshuar duke mbajtur në duar pankarta të ndryshme sensibilizuese, shkruan T.CH, transmeton Klankosova.tv. “Xanax nuk është paracetamol”, “Ti je më i fortë se problemi yt”, “Mendja e shëndoshë, në trup të shëndoshë” janë vetëm disa nga porositë e ekspozuara me qëllim të sensibilizimit. 10 tetori është përcaktuar si ditë e veçantë kushtuar Shëndetit Mendor nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. E njëjta shihet si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e shëndetit mendor dhe përpjekjet e mobilizuara në mbështetje të shëndetit mendor në mbarë botën.