Rinovohet ndërtesa, Teatri Kombëtar “shkon” te Pallati i Rinisë (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 09.10.2022 20:12 nga Flamur Gajtani 09.10.2022 20:12 Në Teatrin Kombëtar do të nisë së shpejti renovimi i objektit. Aktualisht është në fazën e projektimit dhe derisa të përfundojë shfaqjet do të mbahen në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë. Edhe pse nuk është se i plotëson aq kërkesat nga menaxhmenti thonë se megjithatë u ambientuan. Gjatë kohës së punimeve, TKK-ja pret edhe bashkëpunimin me teatrot e qyteteve tjera. Hapësirat e përkohshme pritet t’i hapin dyert për publik më së largu në fillim të nëntorit. Në këtë lokacion, TKK-ja pritet të qëndrojë deri në vitin 2024 kur edhe planifikohet të mbarojnë punimet në ndërtesën e Teatrit Kombëtar.