Dëmtoi dhomën ku po qëndronte në Qendrën e Azilit në Vranidoll, arrestohet afgani NULL NULL 05.10.2022 09:35 05.10.2022 09:35 Një shtetas afgan është arrestuar të hënën rreth orës 23, pasi i njëjti dyshohet se kishte dëmtuar dhomën, në të cilën po qëndronte në Qendrën e Azilit në Vranidoll të Prishtinës. Sipas policisë, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit. “Është arrestuar dyshuari mashkull shtetas i Afganistanit (nën ndikim të alkoolit) pasi i njëjti derisa ishte në Qendrën e Azilit në Vranidoll-Prishtinë ka dëmtuar- thyer një pllakë nga qelqi të shporetit elektrik në dhomën ku i dyshuari ishte i sistemuar”, thuhet në raportin e policisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.