3 tetori i hapi dyert e shkollave dhe universiteteve për një ditë (VIDEO) NULL NULL 03.10.2022 13:31 03.10.2022 13:31 3 tetori shënoi fillimin e vitit të ri akademik për arsimit parauniversitar dhe atë universitar. Procesi mësimor në arsimin universitar nisi me vonesë për shkak të grevës e cila zgjati pesë javë, ndërkaq për atë universitar ishte një fillim i rregullt. Mësimi sot filloi rreth 300 mijë nxënës të nivelit parauniversitar në Kosovë, ndërkaq studentë të rinj pritet që këtë vit të jenë rreth 6 mijë, në të gjitha nivelet e studimeve. Nxënësit kthehen në shkolla, pas pesë jave grevë Sipas Statistikave të Arsimit të vitit 2021/2022, gjithsej në sektorin publik janë 279 mijë e 115 nxënës, njofton Klankosova.tv. “Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ishte 224,429, prej tyre në sektorin publik ishin 217,977ose 97.1%, ndërsa në sektorin privat 6,452 ose 2.9%.Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë ishte 70,850 prej tyre në sektorin publik 67,138 ose 94.8%, ndërsa në sektorin privat ishin 3,712 nxënës ose 5.3%”, thuhet në këto statistika. Ndërkaq, janë gjithsej 9 institucione publike universitare ku nisin ligjëratat sot, përfshirë Universitetin e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit, Gjakovës, Mitrovicës, Ferizajit, si dhe Fakulteti i Studimeve Islame dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike. As studimet pa pagesë, nuk e rrisin interesimin e studentëve (VIDEO) Përpos atyre publike, në vendin janë edhe rreth 25 institucione universitare private. Kujtojmë se studimet në institucionet publike vazhdojnë të jenë falas dhe bëhet e ditur se këtë vit në UP janë pranuar 40% e maturantëve, me notë mesatare 5./Klankosova.tv/