Bruce Willis mohon shitjen e të drejtave për fytyrën e tij NULL NULL 02.10.2022 10:31 02.10.2022 10:31 Bruce Willis mohon shitjen e të drejtave për fytyrën e tij Agjenti i Bruce Willis ka mohuar raportimet se ylli i filmit ka shitur të drejtat për fytyrën e tij. Javën e kaluar, u raportua se Willis, në marrëveshjen e parë të këtij lloji, ia kishte shitur fytyrën një kompanie të quajtur Deepcake. Megjithatë, një zëdhënës i aktorit i tha BBC-së se ai nuk kishte “asnjë partneritet apo marrëveshje” me kompaninë. Dhe një përfaqësues i Deepcake tha se vetëm Ëillis kishte të drejtat për fytyrën e tij. Willis njoftoi tërheqjen e tij nga aktrimi në mars pasi u diagnostikua me afazi, një çrregullim që ndikon në të folur. Aktori njoftoi tërheqjen nga aktrimi në mars pasi u diagnostikua me afazi, një çrregullim që ndikon në të folur. Deepfakes përdorin inteligjencën artificiale (AI) dhe teknologjinë e të mësuarit të makinerive për të krijuar video realiste – shpesh të të famshëmve ose politikanëve. Për aktorët që nuk mund të aktrojnë më, teknologjia ka potencialin të ndryshojë lojën. Mediat gjithandej shkruan se “Bruce Willis është bërë ylli i parë i Hollivudit që ka shitur të drejtat e tij për të lejuar krijimin e një “binjaku dixhital” për t’u përdorur në ekran.” Por nuk duket se a qëndron kjo. Ajo që është e vërtetë është se një “deepfake” e Bruce Willis u përdor për të krijuar një reklamë për Megafon, një kompani ruse e telekomunikacionit, vitin e kaluar, transmeton Klankosova.tv.