Mos vendosni salcë djegës në prezervativ, thotë mjeku NULL NULL 30.09.2022 13:04 30.09.2022 13:04 Një mjek u ka kërkuar njerëzve që të mos fusin salcë djegës në një prezervativ të përdorur për të shmangur shtatzëninë. Pas thashethemeve të çuditshme në internet se Drake kishte përdorur salcën për të parandaluar shtatzëninë, Dr Earim Chaudry ka folur hapur. Drejtori mjekësor i platformës së shëndetit të meshkujve Manual, tha se nuk duhet të jetë një mënyrë për të “përmirësuar gjërat” në dhomën e gjumit. Ai tha: “Askush nuk duhet të përdorë salcë djegës me prezervativë, apo ndonjë pajisje tjetër kontraceptive. Shumë njerëz mendojnë se futja e ushqimit në dhomën e gjumit është një mënyrë efektive për të shijuar gjërat, salca djegës nuk duhet të jetë një prej tyre. Salca djegës përmban një përbërës kimikisht aktiv, i cili i aktivizon receptorët në trurin tonë si ata që shkaktohen kur jemi të djegur”. Ai shtoi: “Zonat që bien në kontakt me salcën djegës mund të vuajnë nga dhimbje dhe inflamacione serioze. Ka rreth 4,000 mbaresa nervore në një penis, dhe më shumë se dyfishi në majë të një klitorisi. Së dyti, nuk ka asnjë provë mjekësore që unë di që sugjeron se salca është efektive si një agjent spermicid. Spermicidet janë solucione që bllokojnë qafën e mitrës femërore në vaginë, dhe gjithashtu ngadalësojnë shpejtësinë me të cilën notojnë spermatozoidet”. Mjeku vazhdoi të shpjegojë se si spermicidi është shpesh pjesë e lubrifikantit që vjen në prezervativët e paketuar. Ai tha se ata kanë një shkallë dështimi prej 28 për qind, e cila mund të përdoret si kontroll i lindjes së bashku me masat kontraceptive, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.