Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

MKRS-Serbisë: Kërkojmë kthimin e eksponateve në vendin e origjinës

NULL NULL
29.09.2022 08:28

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës ka bërë një postim në Twitter për të treguar rreth disa eksponateve, sëpata guri të periudhës së neolitit të hershëm, që Serbia po refuzon t’i kthejë Kosovës.

“Kërkojmë kthimin e eksponateve në vendin e origjinës. Serbia duke mos i kthyer ata shkel Konventat e Unesco-s, marrëveshjen për kthim dhe dokumentin e Ahtisaarit”.

“Këto sëpata guri të periudhës së neolitit të hershëm (mijëvjeçari 7 – 6 p.e.s.) të zbuluara në Badovc të Republikës së Kosovës janë ndër 1247 ekspozitat e Kosovës që mbahen ilegalisht nga Serbia për më shumë se dy dekada”, thuhet në postim të MKRS-së.

 

lajme të ngjashme