Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtina eliminohet nga garat e FIBA Europe Cup 22/23

NULL NULL
28.09.2022 19:15

Kampionia e Kosovës në basketboll nuk ka arritur t’i bëjë ballë në pjesë të dytë ekipit estonez Kalev/Cramo dhe është eliminuar nga garat e mëtutjeshme të FIBA Europe Cup 22/23.

Pas pjesës së parë ku Kalev/Cramo kishte 10 pikë avantazh ndaj Prishtinës, përballja gati që s’përfundoi me 40 pikë dallim në fund, kur estonezët dominuan plotësisht në pjesë të dytë për përfundimtaren 98-61 [19-16, 30-23, 24-11, 25-11], transmeton Klan Kosova.

Jan Palokaj e Derrick Wilson me nga 14 pikë ishin koshashënuesit më të mirë të Prishtinës në këtë ndeshje, derisa Dardan Berisha u ndalë në 13 pikë.

Te Kalev/Cramo Kristjan Kisting me 24 pikë ka qenë i pakapshëm në 21 minutat sa ishte në parket, derisa trajneri i tyre Heiko Rannula i dha mundësi të gjithë lojtarëve të shijojnë ndeshjen, minimalisht nga 5-minuta.

Derisa Kalev/Cramo vazhdon në finale të kualifikimeve për FIBA Europe Cup 2022/23, Prishtina është eliminuar nga garat ndërkombëtare të organizuara nga FIBA Europe këtë stinor.

klankosova.tv

lajme të ngjashme