Kriza energjetike në Shqipëri, Meta: Qytetarët janë faturuar edhe kur nuk kanë qenë në banesa prej muajsh NULL NULL 28.09.2022 14:06 28.09.2022 14:06 Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një koneferncë për mediat, ku ka ngritur shqetësim për krizën energjetime që ka prekur vendin dhe abuzimet në faturat e energjisë. Meta tha se ka pasur qytetarë që janë mbifaturuar, ndërsa si faktor të krizës rreshtoi dëhtimin e qeverisë në këtë sektor. “Kanë nisur denoncimet e mjaft qytetarëve që janë mbifaturuar ose të cilëve u është faturuar në sahatët e tyre energji ndërkohë që nuk kanë qenë fare në banesat e tyre, por kanë qenë jashtë shtetit gjatë muajve të fundit”. “Dua të theksoj se kjo situatë e pajustifikuar e rritjes së çmimit të energjisë në theeml ka dështimet e qeverisë dhe kryeministrit aktual i cili pas 10 vjetësh kërkon të shpëtojë te të gjithë krizat që ndodhin në botë, ndërkohë që kriza këtu thellohet. Faktorët e kësaj krize energjetike janë dështimet dhe premtimet e pambajtura të qeverisë në këtë sektor. Situata është dramatike, as 0.1% nuk kemi të energjisë të rinovueshme”, tha Meta. /abcnews.al/