Trepça pëson humbje nga BG Gottingen në kualifikimet e FIBA Europe Cup NULL NULL 27.09.2022 22:19 27.09.2022 22:19 Trepça ka pësuar humbje nga ekipi gjerman BG Gottingen me rezultat 62:76 në çerekfinalen e kualifikueseve për FIBA Europe Cup. Ndeshja është zhvilluar në palestrën sportive “Minatori” në Mitrovicë, ndërsa Trepça arriti të ngushtojë epërsinë në shtatë pikë në çerekun e katërt, por kjo ishte e tëra pasi ekipi gjerman ishte superior në gjuajtjet e lira. Lojtari më i mirë i Trepçës gjatë kësaj ndeshjeje ishte Adam Grant, i cili shënoi 18 pikë, njofton Klankosova.tv. Mitrovicasit për herë të parë kanë marrë pjesë në kualifikimet e FIBA Europe Cup, ku janë organizator të Grupit A.