Abdixhiku: Kosova s’ka qeveri (VIDEO) NULL NULL nga Mërgime Taraku 24.09.2022 20:40 nga Mërgime Taraku 24.09.2022 20:40 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në Konventën Programore në Gjilan, tha se qeveria nuk po merret me zgjidhjen e problemeve bazike. Ai tutje tha se në ketë mënyrë nuk po ju dëgjohen as hallet e qytetarëve. “Në vend të gjendjes së zgjedhjes për çdo problem bazikë nga greva tek energjia, inflacioni, ikja e shëndetësia, ne dëgjojmë narracionet e 14 shkurtit, fajësimet për 20 vjet e konspiracionit për rrëzim të qeverisë”, tha Abdixhiku. Lumir Abdixhiku, tutje shtoi se tash veç se do të fillojë java e fundit të muajit të parë të mësimit derisa mbi 318 mijë fëmijë anë e mbanë Kosovës dhe 25 mijë mësimdhënës janë në grevë, e që nuk është bërë ndonjë zgjidhje. Abdixhiku, tha se partia që ai drejton e ka dyfishuar mbështetjen e qytetarëve e që me këtë nuk duhet të vetëkënaqen. Ai tutje shtoi se ky takim është nismë për të vazhduar edhe në komunat e tjera.