Ilir Ferati zgjidhet kryetar i degës së LDK-së në Istog NULL NULL 18.09.2022 15:44 18.09.2022 15:44 Ilir Ferati është zgjedhur kryetari i ri i degës së Lidhjes Demokratike në Istog, pas vdekjes së Haki Rugovës. Kështu ka bërë të ditur kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv. “Sot, me bashkëpunëtorë, qëndruam në Istog – një ndër qytetet më të bukura të Kosovës. Aty mbajtëm Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor. Iliri, u zgjodh kryetar i ri i degës sonë në Istog”, ka shkruar Abdixhiku. “Zgjedhjet në LDK janë gjithmonë festë; por këto të Istogut na vijnë pas shuarjes së hershme të Haki Rugovës. Me Ilirin, kryetarin e tanishëm të komunës dhe tani kryetarin e ri të degës, rrugëtimi ynë politik për një Kosovë të drejtë e përparimtare vazhdon gjithherë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 13 orë më parë